SHPËRNDAJE

Ajo është një yll në ngjitje në skenën botërore të muzikës.

E pasi konkurrenca është e fortë, Dua Lipa po bën të pamundurën për tu dalluar.

Sot ajo ka paralajmëruar bashkëpunimin e saj të radhës. Ajo do ta shoqërojë Bruno Marsin në turneun e këtij të fundit nëpër Amerikë. Lajmin e ka dhënë ajo vetë për GMA – emision amerikan i shikuar shumë dhe i cili informon mbi të rejat e showbizit.

Ky do të jetë një fillim i mbarë për Dua Lipën, krahas një prej emrave më të njohur të showbizit – Bruno Mars, i njohur për hitet e tij “Just the way you are”, “When I was your man” e këngë tjera.

Dua dhe Bruno Mars do të nisin turneun në shtator të këtij viti në vende të ndryshme nëpër Amerikë.