SHPËRNDAJE

Ajo është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Dua Lipa ka njoftuar sot në rrjetet sociale se më 30 tetor do të publikojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtaren belge Anegle.

Ajo ka ndarë një foto me të, ku shihen duke kërcyer, duke treguar se kënga titullohet “Fever”.

Me zemër të thyer, Dua njoftoi 3 ditë më parë se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në shtator dhe tetor.

Në një postim në rrjetet sociale, artistja më e njohur shqiptare shkruan se biletat mbeten të vlefshme, teksa na premton surpriza të mëdha gjatë kësaj kohe.