SHPËRNDAJE

Ylli i popit, Dua Lipa ka njoftuar se një shfaqje e re i është shtuar pjesës së Zelandës së Re në turneun e saj të “Future Nostalgia 2022”.

Tifozët e Kiwi-t ishin të shpejt për të marrë biletat për koncertin e saj të parë në Aarkland’s Spark Arena më 2 nëntor, i cili u shit të enjten, me një shfaqje të dytë tani të konfirmuar në të njëjtin vend për 3 nëntor. Biletat do të dalin në shitje në orën 11:00 të 27 shtatorit, shkruan Stuff.co.nz.

“Jam shumë e emocionuar që do të sjell turneun tim botëror në Zelandën e Re. Ka kaluar shumë kohë, por ju premtoj, do të kemi një festë të madhe”, ka shkruar 26-vjeçarja.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja do të mbaj turneun në Australi dhe Zelandën e Re me një mori këngësh të suksesshme, albume të shitura, çmime ndërkombëtare dhe mirënjohje për emrin e saj.

Albumi i saj i dytë në studio “Future Nostalgia (2020) ka mbizotëruar në valët e transmetimit në Zelandën e Re. Albumi i saj është platin i dyfishtë dhe mbetet në Top 10 pas jo më pak se 77 javësh.

Për më tepër, bashkëpunimi i Dua Lipa me Sir Elton John “Cold Heart” aktualisht është ndër “Top 10”, në pozitë e pestë.

Albumi debutues i 26-vjeçares ka 80 milionë shitje në mbarë botën, dhe videoja për hitin e saj të suksesshëm New Rules e bëri atë artisten më të re femër solo që arriti një miliard shikime në YouTube.

Dua Lipa është artistja më e dëgjuar britanike në Spotify në nivel global dhe artistja më e dëgjuar femër në platformë. Ajo gjithashtu ka shijuar performancën më të gjatë të tre këngëve në top 10-ën britanike nga një artiste femër që nga viti 1955 dhe albumi ka kaluar 26 javë në 10 -ta më të mira që nga publikimi i tij.