SHPËRNDAJE

Ariana Grande ka filluar koncertin e saj humanitar në Manchester ku marrin pjesë shumë fansa, ndër të shumtë janë edhe ata që u prekën nga sulmi terrorist i 22 majit.

Ajo do të performojë së bashku me Miley Cyrus, ndërkohë që menaxheri i saj ka thënë se koncerti ‘One Love Manchester’ ka një qëllim më të madh se kurrë.

Në fotografitë e publikuara duken shumë fansa të lënduar, të cilët kanë zgjedhur të vijnë në koncert edhe me karrige me rrota apo paterica, vetëm që të ndjekin këngëtaren e tyre të preferuar.

Edhe pse të rrezikuar dy herë më shumë pas sulmit terrorist në Londër, Ariana zgjodhi që të vazhdojë të mbajë koncertin për të mbledhur fonde për të gjithë viktimat.

Është konfirmuar se do të jenë të ftuar edhe yje të tjerë të ekranit si Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Pharrell Ëilliams, Black Eyed Peas, Usher, Take That, Robbie Ëilliams, Little Mix and One Direction.

Ndërkohë mendohet që me këtë koncert të fitojnë më shumë se 2 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për bamirësi.