SHPËRNDAJE

Janë dy nga femrat më të bukura shqiptare që mahnisin të gjithë kudo që paraqiten. Bëhet fjalë për modelen Emina Cunmulaj dhe këngëtaren Elvana Gjata. E kur të dyja bëhen bashkë mund ta paramendoni se e “kallin” vendin.

Kështu ka thënë edhe vetë Eminja, e cila në profilin e saj në Instagram ka publikuar një fotografi së bashku me këngëtaren.

“E kallim Mykonos së bashku”, ka shkruar Eminja në përshkrimin e fotografisë ku shihet krah yllit të muzikës shqiptare, me të cilën si duket po kalojnë pushimet së bashku. Simpatinë ndaj Elvanës, modelja e ka shprehur edhe në postime tjera në të kaluarën./GazetaDirekt.com