SHPËRNDAJE

Erika, shumë këngë e klipe dhe aktive pranë ndjekësve të saj. Ta njohim më shumë Erikën duke e vënë përballë një pyetësori që nuk lë gjë pa zbuluar…!

– Erika, ke ndonjë gjë kundër po te bejme nje interviste pak ngacmuese apo jo? Ta fillojme me shkronjen e pare te alfabetit,  A, si artist… Çfarë “emri” ka artisti brenda teje?

– Them se përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të dalë në fund të intervistës… (Buzëqesh)

B, si besimi…është e lehtë të fitosh besimin tënd?

– Besoj se ata që më rrethojnë e dinë që unë nuk besoj shumë, ose bëj sikur sepse ashtu e do puna, por është shumë e vështirë të fitosh besimin tim. Ama, nëse besoj besoj përgjithmonë.

– D si Dashuria… Cili është emri i përveçëm që mban dashuria jote?

– Epo edhe ju, doni t’i dini të gjitha..!(Qesh)

E si Era… Nëse do të kishe patur mundësi t’i komandoje erërat e kësaj bote, çfarë apo kë do të kishe dashur të zhduknin nga faqja e dheut ato?

– Do të doja që erërat të zhduknin të gjithë njerëzit hipokritë dhe fallco, ata që të lajnë e të lyejnë dhe pastaj të ngulin thikën.

– As këtu s’do të më thuash ndonjë emër të përveçëm?

– Këtu do ta them sepse ata e kanë një emër… quhen: Hipokritë!

F si fitorja… Cilën konsideron fitoren tënde më të madhe deri tani?

– Punoj në profesionin tim, këndoj live; me pak fjalë, bëj atë që kam dashur të bëj gjithmonë. A nuk është kjo fitore?

G si gëzimi… Cili ka qenë gëzimi më i madh që u ke falur prindërve të tu?

– Hëm… S’e kisha menduar ndonjëherë, ndoshta duhet t’i pyes ata. Mendoj se prindërit gëzohen gjithmonë me fëmijët e tyre, sido që të jenë; ne jemi gjithçka për ata!

I si instikt… Je instiktive zakonisht?

– Gjithmonë do të jem në kërkim të instikteve të mia. Një njeri mund të jetë i aftë të bëjë shumë gjëra, mund të ketë instikte brenda tij që ndoshta as vetë nuk e di që i ka. Është fat i madh për një njeri të arrijë të njohë veten. Unë i besoj jashtë mase vetes dhe intuitës sime.  Besoj çdo ditë e më shumë në Zot e për gjithçka, i lutem atij.

J si Jeta… Çfarë do të doje të mos mungonte kurrë në jetën tënde dhe çfarë do të doje të mos e provoje kurrë në jetë?

– S’e di… të gjitha për njerëzit janë! Njeriut gjithmonë i mungon diçka, por unë do të doja të mos më mungonte ndoshta familja. Do të doja të mos e provoja vetminë; e kam tmerr!

M si muzika… E ke nisur rrugën e muzikës që heret dhe e di që do të më thuash se muzika është vetë jeta jote… E kam gabim?

– S’di të bëj gjë tjetër! Këtë di të bëj më mirë…! (Qesh)

– Të zë ndonjëherë frika se ndoshta keni investuar jo aty ku duhet?

– Jo s’më zë kurrë, i mendoj gjerat!

S si sukses…cilin konsideron suksesin tënd më të madh?

-Mendoj se do vijë shumë shpejt, unë jam me këmbë në tokë dhe kërkoj më të mirën në atë që bëj.

Sh si shoqëria… Më kanë thënë se je tip shumë i shoqërueshëm. E vërtetë është?

– Po, jam shumë e shoqërueshme me ata që më do zemra; Ku ka si shoqëria?! Imagjino të ngelesh vetëm…tmerr. Shoqëria më ngacmojnë shumë, siç më ngacmon ti tani, për shembull…!

T si Tirana… Me cilin qytet të botës do ta ndërroje?

– Tirana është e bukur, pak e zhurmshme por e bukur.

Z si zemra… Zemrën, si e ke sot, bosh apo plot?

– Zemrën e kam plot gjithmonë, plot, plot, plot!