SHPËRNDAJE

Talentë me të ardhme i shtohen tregut muzikor shqiptar. Por djaloshi që po flasim vërtetë do të ketë një super të ardhme. Ky është këngëtari i ri Fedi, i cili me origjinë është nga Gjakova e sapo ka sjellë një super këngë që mban titullin “Vajzë nga Diaspora”. Zëri i tij i fuqishëm bie në sy, ndërsa kënga është realizuar me muzikë dhe orkestrim nga Ardian Kastrati me tekst nga Regina, e videoklip nga MProduction, dhe ku producent ekzekutiv dhe menaxher i tij është artisti Flori Cocaj. Kjo është kënga e tij e parë profesionalisht që mund ta shihni poshtë, ndërsa ka mjaft dasma falë zërit të tij.