SHPËRNDAJE

S4MM është një nga reperët më të njohur të momentit, i cili numëron disa hite në tregun muzikor shqiptar, por edhe bashkëpunime të ndryshme ku më të suksesshmet mund të përmendin ato me Noizyn.

Ai është i njohur edhe për diss-et që ju bën reperëve të tjerë, por para disa muajsh u përfol në disa media online sikur ka shkuar me pushime në Paris me këngëtaren e talentuar Kanita dhe se ishin duke përjetuar momente të veçanta dashurie.

Por asgjë nuk është kështu edhe pse është munduar ta lërë jashtë interesit të tyre romancën, reperi S4MM duket se nuk ia ka dalë dot, sepse S4MM është i lidhur me një vajzë e cila jeton në Zvicër e quajtur Filis.

Këtë gjë e kanë vërtetuar ditën e djeshme disa burime të afërta “Prive” ku me sa duket dyshen e kanë tradhtuar postimet nga i njëjti vend në Instagram, përmes së cilave mund të gjykoni vetë.

Po ashtu ditën e djeshme, menjëherë pas këtij lajmi, Filis ka marrë një vendim e cila ka bërë privat profilin e saj në Instagram si për të thënë se nuk i intereson opinioni publik dhe se jeta e saj private duhet të mbetet e tillë.

Së fundmi, disa burime për “Prive” kanë rrëfyer se S4MM dhe Filis nuk janë thjesht në një lidhje, por janë të fejuar! Madje, burimet kanë treguar foto nga fejesa e reperit, të cilën ai është munduar ta mbajë në fshehtësi të plotë.