SHPËRNDAJE

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ gazetarja  e njohur e medias rozë Suada Daci, ka tregaur sekrete të vogla të profesionit të saj.

Por jo vetëm kaq ajo ka folur dhe për artistët të cilët i interviston shpesh.

E pyetur nga Rudina Dembacaj se cili është personazhi me i keq i shoëbizit ajo është shprehur për këngëtaren Dafina Zeqiri.

Sipas saj, Dafi ka një sjellje mjaft arrogante dhe prej dive. Në të njëjtën mënyrë, pra me arrogancë, këngëtarja trajton këdo që e rrethon, përfshirë edhe anëtarët e stafit të saj.

‘Dafina Zeqiri, ka ardhur në Tiranë për një koncert dhe kam shkuar t’i marr një intervistë, sjellja e saj prej arrogantje. Ajo që më bëri përshtypje ishte se nuk sillej ashtu vetëm me gazetarët, por edhe stafin e saj sikur ajo ishte diva me e lartë se të gjithë. Atëherë bëra dhe një shkrim:“Dafina Zeqiri vjen në Tiranë me sjelljen e një dive”. Që atëherë nuk e kam kontaktuar më menaxherin e saj për një tjetër intervistë” është shprehur gazetarja.

Teksa u pyet për personazhin që vlerëson më tepër, Suada veçoi MC Kreshën.