SHPËRNDAJE
Ashtu siç ishte dhe folur më parë artisti i njohur Kole Oroshi do të vinte me një super projekt e këtë herë në duet me këngëtarin Dori. Kënga që quhet “Gënjeshtare” është mjaft e bukur dhe plot ritëm, e destinuar për të qenë një hit veror punuar nga Marenglen Boja me tekst nga Endrit Mumajesi e videoklipi punuar në jugun e bukur të Shqipërisë nga Max Production.