SHPËRNDAJE

Kemi nevojë për muzikë në këto ditë madje nga ajo burimore e folklorit tonë të pasur, e për këtë ka menduar artisti me origjinë nga Malësia por që jeton në Amerikë, Gjekë Dushaj. Këngëtari dhe producenti i njohur i muzikës popullore ka risjellë një këngë të përpunuar mjaft të bukur shqiptare “Dy tupana në derë të kullës”, këngë që ia vlen ta dëgjoni. Artisti i njohur këngët e tij si dhe për shumë artistë të tjerë i punon në studion e tij “Zëri i Traboinit”, ku mësojmë se ka gati edhe një hit të ri këngë që e ka kënduar vetë ai, e pritet të realizojë dhe një video të bukur.