SHPËRNDAJE

Shumë këngëtar/ë kanë bërë këngë duke falënderuar nënat e tyre për sakrificat që kanë bërë për ta.

Por, Gresa Behluli po vjen me një këngë kushtuar babait, shkruan GazetaDirekt.

Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

“Të nderuar miq, simpatizues të këngës sime, së shpejti do të jem pranë jush me këngën për babain. Dua që përmes këngës t’i shpreh mirënjohje babait tim për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për ne dhe familjen në përgjithësi. Uroj të ju pëlqej”, ka thënë Gresa.

Kjo këngë pritet të pëlqehet nga publiku dhe çdo vajzë ta gjej veten në vargjet e saj. Ky është një nga projektet më të veçanta të Gresës deri më tani.