SHPËRNDAJE

Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare dhe shumë e preferuar nga publiku. Bëhet fjalë për Anxhela Peristeri e cila numëron shumë çmime të fituara në kompeticione të ndryshme muzikore shqiptare, por edhe këndon shpesh nëpër dasma.

Pikërisht në një prej dasmave i paska ndodhur një “incident” i lezetshëm. Ajo rrëfeu për “Thumb” një histori interesante që i ndodhi në një dasmë në Maqedoni.

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem. Po ti u martove dje i thashë. Po s’ka gjë tha ajo është për shpi ty të kam për qejf”, tregoi Anxhela.

NXH.jpg