SHPËRNDAJE

Aktorja Halle Berry ka hedhur poshtë pohimet për shtatzëninë e saj, të cilat u përhapën pasi që 50-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me barkun e rrumbullakosur në Los Anxhelos.

Berry shkaktoi “një mal” me komente në rrjetet shoqërore dhe interesim të madh në mesin e mediave duke pozuar me duar në stomak.

Pas gjithë kësaj, zëdhënësi i aktores demantoi spekulimet, duke thënë se e tëra është e pavërtetë dhe se Berry nuk është shtatzënë.