SHPËRNDAJE

“We can be Heroes, for ever and ever, What d’you say?”… Më 23 shtator 1977 në Britani doli “Heroes”, kënga e një prej albumeve kult të David Bowie. Për të festuar 40-vjetorin e “Heroes”, më 22 shtator pritet të dalë një disk, version i limituar, i Dukës së Bardhë, i cili u nda nga jeta në janar 2016.

Ana B e diskut do të përmbajë një version “live”, të padëgjuar më parë, marrë nga “show TV” i Marc Bolan “Marc”, hera e parë që David e këndoi direkt “Heroes”. Fotoja përkatëse është marrë pikërisht nga ky interpretim.

Ndërsa ajo e përdorur për anën A të diskut, ku do të jetë një version i përpunuar i këngës, e shkruar nga Bowie me Brian Eno dhe e prodhuar nga vetë David me Tony Visconti, është shkrepur në Japoni në vitin 1977.

“Heroes” është regjistruar në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht dhe në 40 vitet e fundit është bërë një këngë kult.

Kur Bowie e këndoi në Berlinin Lindor në vitin 1987 me murin pas shpine dëgjoheshin mijëra gjermanë të pjesës perëndimore që e këndonin nga ana tjetër e murit. Këngëtari e ka përshkruar atë moment si prej më emocionuesve të karrierës së tij./GazetaDirekt.com