SHPËRNDAJE

Për ta po flitet se janë në një lidhje, edhe pse nuk pranuan asgjë.

Ka disa javë që kanë dal zëra se Jonida Maliqi është në lidhje me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj, mirëpo derisa ata u kapën ‘mat’ në pishinë kjo gjë nuk ishte e vërtetuar, shkruan GazetaDirekt.

E pyetur lidhur me jetën private ajo tha se është e lumtur dhe nuk e pranoi e as mohoi lidhjen me Romeon.

Mirëpo gjatë një interviste në emisionin e tij me vëllain binjak, Jonida u vu në siklet kur u pyet nëse është apo jo e dashuruar.