SHPËRNDAJE

Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Reperi tashmë numëron 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube.

Së fundmi, reperi ka performuar mbrëmjen e djeshme në festivalin Sunny Hill që u mbajt në Prishtinë.

Në këtë festival ka ndodhur një incident dhe shkaku u bë vetë këngëtari Gashi, për arsye sepse ai ka mbërritur në skenë, një prej fanseve të tij ka thyer kyçin e këmbës nga gëzimi i madh që kishte se do të shikonte reperin, ku me sa duket ndoshta mund ta ketë pasur idhull.

Ky incident ndodhi në prani të këngëtarit, i cili ndoqi i shqetësuar rastin në mesin e publikut.

Më pas vajza është marrë nga të afërmit e saj, në gjendje të pamundur për të ecur. Nuk e dimë sesi ja vijuar ngjarja, por dimë që ky ishte efekti i Gashit!

Videon e ka publikuar vetë këngëtari në llogarinë e tij të Instagramit, së bashku me një sërë postimesh të tjera nga mbrëmja e djeshme.