SHPËRNDAJE

Artisti shqiptar Isuf Lani tash sapo ka nisur një epokë të re në jetën e tij, por pa ju larguar muzikës. Talentin që Zoti ia ka dhënë do ta shfrytëzoje tash e tutje duke kënduar ilahi, këngë kushtuar Zotit. Kënga e parë e këtij lloji që është përshtatur mjaft mirë në tekst me kohën që po kalojmë sapo është publikuar dhe mban titullin ” Zot ndalo këtë pandemi 2020″ dhe vjen në bashkëpunim me kolegun e tij që si duket edhe ai do të këndojë këngë të tilla, Faik Rama. Kjo këngë aktuale ka edhe videoklip mjaft të përshtatur e mund ta dëgjoni dhe shihni në kanalin youtube.