SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të gjatë ditës së djeshme. Bukuroshja e showbiz-it, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ka vendosur të ndajë disa momente nga ditëlindja e saj me fansat në rrjetet sociale duke treguar edhe disa nga dhuratat që kishte marrë.

Por, mes buqetave të shumta me lule, ajo që ra në sy padyshim ishte dhurata e të dashurit të Afërditës. Jakub Kindl i ka dhuruar këngëtares dy byzylykë të çmuar nga koleksioni Love i markës prestigjioze Cartier, që Afërdita nuk ka ngurruar ta tregojë me krenari.

“Byzylykë Love nga shpirti im binjak.”- shkroi ajo, ndërkohë që në dorë i shihen bizhuteritë luksoze që të dyja bashkë, arrijnë një vlerë prej rreth 8 mijë dollarësh./GazetaDirekt.com