SHPËRNDAJE

Lidhja e Rihanës me sheikun Hassan Jameel ka qenë kryefjalë e mediave ditëve të fundit.

Çifti duket shumë i dashuruar me njëri- tjetrin, por ka pasur dhe nga ata skeptikë, sipas të cilëve Rihanna është në një lidhje me të vetëm për paratë e tij.

Dhe shumë kush mund të ketë të drejtë të mendojë se tashmë pas lidhjes me Jameel, Riri do të mbulohet nga dhuratat e shtrenjta, jo se nuk ka mundësi për t’i blerë vetë, por po flasim për dhuratat.

Na vjen keq që u “zhgënjyem” sepse mesa duket nuk kemi pasur aspak të drejtë. Miliarderi arab na rezultoi pakëz romantik.

Ai i ka dhuruar vajzës nga Barbadosi një arush të madh, mbi të cilin ka vendosur dhe një trëndafil të kuq.
Gjest për t’u vlerësuar ky nga ana e Jameel.

Tashmë, kur ai të shkojë në udhëtime për shkak të impenjimeve të shumta, Rihana do te gjejë ngushëllim të arushi, që do t’ia shuajë sado pak mallin./GazetaDirekt.com