SHPËRNDAJE

Ed Sheeran ka vendosur të heqë dorë nga “Twitter” si pasojë e komenteve negative që ai merr. Këngëtari i disa hiteve muzikore ka marrë këtë vendim pasi ka kuptuar se komentet e ashpra kanë shkatërruar ditët e tij.

Pavarësisht se llogaria e tij, e cila ka mbi 19.1 milionë ndjekës, do mbetet e hapur, ai ka vendosur të mos bëjë më postime por vetëm të publikojë foto, të cilat i publikon në Instagram.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, ai ka shpjeguar: “Në fakt kam hequr dorë nga “Twitter” totalisht. Nuk mund t’i lexoj komentet. Kur hap llogarinë nuk shoh gjë tjetër përveçse komente negative. Një koment shkatërron ditën tënde prandaj kam vendosur të heqë dorë. Jam përpjekur të punoj shumë dhe nuk di pse njerëzit nuk më pëlqejnë”./GazetaDirekt.com