SHPËRNDAJE

Jay Z zyrtarisht është bërë artisti i parë hip-hop që u fut në tekstshkruesit më të mirë ‘Songwriters Hall of Fame.

Artisti 46-vjeçar e anashkaloi ngjarjen përderisa priste lindjen e binjakeve të tij, por ai u fut në ‘Hall of Fame’ me një fjalim emocionues nga ish-Presidenti Barak Obama.

“Më pëlqen të mendoj se Carter dhe unë e kuptojmë njëri-tjetrin. Askush që na takoi si burra më të rinj nuk do të kishte pritur që ne të ishim aty ku ndodhemi sot “, tha Obama. “Ne e dimë se çfarë është të mos kesh një baba përreth, ne e dimë se çfarë është të mos vishë nga shtresa e pasur. Kështu që ne përpiqemi që të hapim ato dyert e mundësive, kështu që është pak më e lehtë për ata që vijnë pas nesh për të arritur gjithashtu. “, shkruan ETonline, transmeton gazetametro.net

Obama vazhdoi: “Ashtu si të gjithë ju, unë jam një tifoz, dhe unë kam qenë duke dëgjuar Jay që kur isha një senator i ri. Kam provuar tekstet e tij për të mbyllur fjalimin tim në Selma.

Ish presidenti e mbylli fjalimin e tij me një shaka duke thënë: “Jam shumë i sigurt se jam i vetmi president që dëgjoj muzikën e Jay Z në Zyrën Ovale. Kjo mund të ndryshojë në një moment, por unë jam shumë i sigurt se është e vërtetë tani“.

Ju mund ta shihni fjalimin e Barak Obamës për Jay Z përmes linkut më posht. / KultPlus.com