SHPËRNDAJE

I talentuar dhe plot stil e me origjinë është nga Suhareka e jeton në Gjermani dhe e njohin në art si hip-hop boy me emrin NIK. Quhet në të vërtetë Fisnik Kryeziu e që ka kohë që merret me muzikë por shumë shpejt do të të na sjellë disa super projekte. Mësojmë se NIK nuk është rastësisht në muzikë pasi ai rrjedh nga grupi i formuar para 12 viteve më herët “La Familia” ku kujtojmë të famshmit pjesëtarët e grupit si : Nolian Danqeli( Nolian), Labeat Kryeziu ( Labit), Lumbardh Bajraktari ( LB-Gringo) dhe disa të tjerë por që shumica e tyre tani merren me biznese apo sport. Grupi apo labeli ” La Familia” që kur është krijuar e deri më sot kanë miqësi e raporte të mira me Double G, OTR, Pint & 2 EuroGang. Djaloshi i muzikës bashkëpunon me pjesëtarët e këtij labeli por në të ardhme mund të ketë edhe ndonjë bashkëpunon me ndonjë artist të tjerë nga pjesëtarët e ndonjë grupi që janë miq.

NIK thotë se i vlerëson shumë reperët e mirë që ka dhe shumë por ai vetë insporohet dhe dëgjon muzikë të huaj si dhe frymëzohet nga realiti i jetës së tij dhe shokëve përreth. Ai ka gati në fund të këtij muaji për Krishtlindje albumin e tij të parë me të gjitha këngët solo që do të quhet ” New Year-New Money”. Tekstet e këtyre këngëve janë krijuar nga vetë NIK në bashkëpunim me LABEAT & NOLIAN. E afër kësaj date ai ka menduar të sjellë dhe këngën kryesore të këtij albumi me videoklip shumë interesant e që do të titullohet ashtu si albumi ” New Year- New Money”. E deri atëherë ne shohim coming soon e sigurisht se duher të bëhemi gati për një super artist që do të bëjë shumë zhurmë e një konkurencë i fortë për muzikën rrep.