SHPËRNDAJE

“Kam shumë mall” është titulli i këngës më të re, të cilën e kanë sjellë për fansat e tyre anëtarët e “NRG Band”.

Projekti i ri është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është publikuar në kanalin zyrtar të grupit në YouTube.

Është një këngë me ritme verore që vjen e interpretuar për mrekulli nga frontmeni Besnik Qaka dhe pritet të pëlqehet fansat e shumtë të bendit.

Ndryshe, “Prej teje” ka qenë një prej realizimeve të mëparshme të “NRG Band” që u lansua në fund të muajit maj.