SHPËRNDAJE

Kanye West ka përfunduar kontratën me “Tidal”, shërbimi “streaming” muzikor i rivalit të tij Jay Z, me pretendimin se kompania i ka borxh më shumë se 3 milionë dollarë.

Reperi publikoi albumin “Saint Pablo” në “Tidal” dhe ndihmoi për të fituar rreth 1.5 milionë abonentë të rinj. Sipas “TMZ”-së, ai duhej të merrte një shpërblim për punën e tij me kompaninë, por që nuk përfitoi gjë.

Në media bëhet e ditur se “Tidal” i ka dërguar një letër Kanye, duke deklaruar se nëse ai shkon në një shërbim tjetër “streaming” do të paditet, pasi ende ka kontratë me ta. Por sipas “TMZ”-së, Kanye do ta padisë kompaninë nëse ata marrin veprime ligjore ndaj tij./GazetaDirekt.com