SHPËRNDAJE

“E gjitha që duhet të bëni është të jeni funny, të çuditshëm dhe të keni lëvizje të papara”, pohon artistja.

Këngëtarja amerikane po u ofron fansave të saj mundësinë për të qenë pjesë e videoklipit “Swish, swish, bish” dhe është më e lehtë se çdo gjë tjetër që u është ofruar.

Këngëtarja e “Witness” ka rënë dakord bashkë me “DanceOn” për të realizuar një konkurs kërcimi online në mënyrë që të gjendet dikush që i përshtatet videoklipit dhe di të kërcejë mbi të gjitha mirë.

Në një video 30 sekondëshe, Perry tregon se konkursi është i hapur për të gjithë “kërcimtarët” mbi moshën 13 vjeçare dhe: “E gjitha që duhet të bëni është të jeni funny, të çuditshëm dhe të keni lëvizje të papara!”

Bëni një video dhe postojeni në Instagram, Youtube apo Musical.ly bashkë me hashtagun #SwishSwishChallenge. /