SHPËRNDAJE

Vokalisti i Coldplay, Chris Martin dhe Katy Perry janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke festuar së bashku në festivalin muzikor “Glastonbury”, gjatë fundjavës.

Sipas “The Sun”, një dëshmitar okular ka raportuar se dy muzikantët janë parë të kapur për dore ndërkohë që po shihnin performancën e Stormzy së bashku, mbrëmjen e së shtunës.

Chris dhe Katy, të cilët të dy kanë vlerësuar performancën e Stormzy përmes postimeve të bëra në Instagram, kanë parë teksa qëndronin në cep të skenës teksa po shijonin muzikën e tij./GazetaDirekt.com