SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme moderatori i njohur Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme  në programin ‘ Treshat’.

I pyetur nga moderatorja Bora Zemani se me cilën nga velinat ai ka nje raport më të mirë, Ermali u përgjigj:

“Kejvinën e dua shumë. Belinda është një dashuri e re por nuk e kam njohur mirë”, tha moderatori i “Xing me Ermalin”.

Duket se këtë përgjigje e ka pritur mjaft mirë Kejvina duke e ripostuar në rrjetet sociale e duke shkruar:

”Ermal Mamaqi, jam me fat që të kam njohur, që kemi punuar bashkë dhe mezi pres për gjërat e reja që do vijnë”-shkruan Kejvina duke na lënë të mendojmë se ndoshta sezonin tjetër mund të rikthehet në Xing.