SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Ledri Vula jo vetëm që ka arritur ta mbajë pëlqyershmërinë nga publiku shqiptar, po arrin të dëgjohet edhe në Rusi.

Kënga ‘U harrum’ u rangua si një ndër më të pëlqyerat e javës në televizionin  rus ‘Adiago’, shkruan lajmi.net

Këtë e bëri të ditur menaxheri i tij Faton Shoshi nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram. Kënga tjetër suksesshme ‘Nona’ në bashkëpunim me Young Zerkën ishte gjithashtu njëra ndër më të dëshuarat këtë verë.

Madje Ledri shpesh u bënte rastësisht video shoferëve në komunikacion të cilët në veturat e tyre dëgjonin e këndonin me zë të lartë pikërisht këtë këngë.