SHPËRNDAJE

Ai është një artist i ri por që u prezantua mjaft mirë që në fillim, e tash ka gati një projekt të ri. Ky është David Dreshaj i cili është duke punuar me klipin e këngës së re, që është punuar në studion e Panda Music së bashku me Tonic, Dj Bannzz, Denk dhe Fatjon Miftari. Për tekstin e ka punuar vetë Davidi me Tonic dhe Denk. Kënga do të ketë një klip shumë interesant që është duke u finalizuar me videoproduksionin Imagine Films.

Mësojmë se kënga do të quhet “Lonely” e do ta kemi me video shumë shpejt, e pritshmëria është mjaft e madhe. Artisti unik është nga Malësia, ndërsa po ecën me hapa të sigurt në tregun muzikor, ku ka marrë shumë komente pozitive dhe nga artistët e njohur por mbi të gjitha shumë ndjekës