SHPËRNDAJE
Ai ka bashkëpunuar për këngën e re e cila pritet të dalë me një klip të bukur me Alban Furtuna, ndërsa teksti punuar nga Nevruz Zymeraj. Po flasim për artistin Fisnik Bajraj ku mësojmë se projekti më i ri muzikor i tij do të jetë mjaft ritmik duke iu përshtatur verës ku xhirimet e klipit janë realizuar në bregdetin e bukur në Shqipëri. Ky projekt do të jetë i pari për këtë verë nga këngëtari për të pasuar më tej me të tjera këngë e videoklipe që do të vijnë një e nga një.