SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqipëtare Bebe Rexha, në keto dy vjet ka depërtuar me vokalin e saj të mrekullueshëm përmes bashkëpunimeve “Hey Mama”, me producentin e njohur David Guetta, Nicki Minaj dhe Afrojack “Me,Myself and I”,me G-Eazy,”No Broken Hearts” me Minaj,kënga që do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm.
Por këngëtarja ne fjale nuk shkruan vetëm këngët e saj.Ja disa hite me të cilat Bebe Rexha ka pushtuar botën përmes artistëve të tjerë.

“The Monster” – Eminem ft. Rihanna: Rexha bëri debutimin e saj të madh për të bashkëpunuar për këngën që zuri vend në klasifikimin e “Billboard Hot 100”, “The Monster” të kënduar nga Eminem dhe Rihanna. Rexha tha se ishte shumë entuziaste që do të takonte Rihanën, por për këtë të fundit me sa duket nuk ishte e ndërsjellë. “Like a Champion” – Selena Gomez: Bebe e shkroi këngën për albumin “Stars Dance” të Gomez. “Team” – Iggy Azalea: Iggy angazhoi një skuadër të tërë për këngën “Skuadra”, gjashtë tekstshkrues në total, mes tyre dhe Bebe Rexha. Ndërsa bashkëpunonin për këtë këngë, Bebe shkroi një tjetër për Iggyn. Prej një fjalie të thënë në një bar, u krijua “Three Day Weekend”. “Glowing” – Nikki Williams: Kënga u bë numri 3 në klasifikimin “Billboard Hot Dance Club”. “Under You” – Nick Jonas: Bebe ndihmoi Nick Jonas për albumin “Last Year Was Complicated” me “Under You”. Kënga tërhoqi vëmendjen sidomos për videoklipin, ku përfshin një skenë dushi mes Jonas dhe njërës prej aktoreve të “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell. “All Hands On Deck” – Tinashe:

Kënga flet për ringritjen pas dështimit, një temë tepër familjare për Bebe Rexhën. Madje ka dhe një version remiks, në bashkëpunim me Iggy Azalea. “One More Night” – Bella Thorne: Për albumin “Jersey” të Thorne Rexha kontribuoi për dy këngë, tjetra është pikërisht kënga me të njëjtin titull si albumi.

Bashkëpunimi i fundit që solli ajo në treg ishte me reperin Lil Wayne, me këngën “The Way I Are”,e cila ishte njeëhit botëror./GazetaDirekt.com