SHPËRNDAJE

Këngëtarja Ronela Hajati, së shpejti do të sjellë projektin më të ri në bashkëpunim me Adrian Gaxhën.

Ronela në profilin e saj në instagram ka ndarë një fotografi, që duket se është e shkëputur nga videoklipi i tyre dhe që pritet të publikohet shumë shpejtë.

Kujtojmë që projekti i fundit që solli Ronela ishte kënga ritmike me titull “Ladies”,këngë kjo e cila ka pasur një sukses të madh dhe është afër shifrës 1 milionëshe./GazetaDirekt.com