SHPËRNDAJE

Sherri mes Kanye West dhe Jay Z raportohet të jetë shkaktuar nga fakti që Kim Kardashian nuk është mike e afërt me Beyonce.
Sipas burimeve, West ka detyruar bashkëshorten e tij të afrohej me familjen Carter për një marrëdhënie më të mirë, por raportohet se Beyonce dhe Kim kishin shumë pak të përbashkëta me njëra-tjetrën.

“Sulmet e vazhdueshme të Kanye bënin fjalë për faktin që Kim dhe Beyonce nuk kishin mikesha të afërta me njëra-tjetrën. Kanye ishte i irrituar që bashkëshortja e tij nuk kishte një marrëdhënie të mirë me Beyonce”, ka thënë një burim i brendshëm për “Page Six”.

Burimi shton se Kanye dëshironte të vendoste nën presion Jay Z që bashkëshortet e tyre të ishin mikesha, por pavarësisht përpjekjeve ajo nuk do ishte kurrë një marrëdhënie reale./GazetaDirekt.com