SHPËRNDAJE

Pak ditë pasi moderatorja e njohur Klea Huta deklaroi në “Zonë e lirë”, se pushimet këtë vit do t’i kalojë edhe me partnerin dhe pas publikimit të fotove paparaci nga plazhi me kantautorin e njohur Elgit Doda, pyetjes nëse është apo jo Elgiti partneri i saj, ajo iu përgjigj me “as po, as jo”. Përgjigjja dyshuese e Kleas bëri edhe më shumë zhurmë në portale e media rozë, aq sa çdo lëvizje e saj në rrjetet sociale interpretohet dhe drejtohet në adresë të Elgitit, si rasti i postimit të këngës së tij të fundit “Ndjenjë.”

Megjithatë, jashtë lajmeve të ditëve të fundit, sot Klea e ka ditë feste – ditëlindja e saj e 24-t, me siguri do të jetë shumë e veçantë, ama moderatorja nuk mund të rrinte pa ngacmuar edhe sot miqtë virtualë përmes mesazhit që përcjell në bluzën e saj.

Duke e transformuar shprehjen “flet mirë kush flet i fundit”, në shkrimin e saj, Klea thotë “flet mirë kush flet i pari” (kush foli i pari?), ndërsa në përshkrimin e fotos shkruan “Të tjerët s’dëgjohen…”

Mes shumë urimeve për ditëlindjen, miqtë kanë nisur edhe ta zbërthejnë quiz-in e Kleas sipas mënyrës së tyre. E kanë gjetur kujt i drejtohet mesazhi? Apo “as po, as jo”?./GazetaDirekt.com