SHPËRNDAJE

Ai është një fenomen shqiptar me origjinë nga Malësia e Madhe i cili ka fituar 23 çmime si aktor në kinematografinë e huaj në Amerikë ku dhe jeton. Po flasim për Klement Tinaj i cili këtë herë ka gati videoklipin e tij më të ri me titull “Nana e Mërgintarit” ku do të publikohet me 1 Korrik 2020 dhe ku klipi është xhiruar në Hollivud, Kalifornia nga MindControl Entertainment. Aktori i njohur dhe artisti shqiptar edhe më herët ka sjellë këngë dhe klipe ku janë pëlqyer mjaft përmendin në Shkurt të kaluar ai publikoi ” Vajzë Malsore” me muzikë nga Kreshnik Smajlaj dhe video nga Jaden Hwang- Mind!Control Entertainment apo tjetër projekt në Prill të këtij viti erdhi me “Shqipet me dy krena” në bashkëpunim me Luigj Tinaj. Projekti më i ri muzikor ku tashmë është dhe paralajmëruar nga vetë ai pritet të lansohet në Youtube dhe të jetë një hit me një temë mjaft prekëse.