SHPËRNDAJE

Ai është njëri ndër këngëtarët me zërin më të veçantë.
Bëhet fjalë për Korab Shaqirin, i cili së fundmi ka habitur fansat e tij me një postim që ka bërë në profilin e tij në Instastory.

Korabi në këtë fotografi që ka postuar pak orë më parë shihet duke vozitur veturën e duke shkuar në një vend të cilin nuk e ka bërë të ditur.

Mirëpo ajo që bie në sy është se Korabi po i jep lamtumirën Prishtinës.

“Mirupafshim Prishtina ime!”, kishte lënë mbishkrim Korabi.

Nuk dihet nëse Korabi është larguar për punë apo për pushime.

Kjo gjë mbetët të shihet.


Ndryshe, Korabi pak kohë më parë kishte publikuar projektin e tij të fundit “Gjamë”, në bashkëpunim me reperin e njohur Bim Bima./Gazeta Express/