SHPËRNDAJE

Një ditë më parë modelja e njohur Hailey Bieber organizoi ceremoninë e dytë të martesës me këngëtarin Justin Bieber.

Të gjithë miqtë e çiftit ishin të ftuar si dhe familjarët e tyre. Ceremonia ishte private dhe tepër e rezervuar në numrin e pjesëmarrësve të tyre.

Dy miket e modeles, motrat Hadid, munguan në dasmën e Hailey-t edhe pse Kendall dhe Justine Skye ishin pjesë e saj.

U zbulua se arsyeja e mosprezencës së tyre ishte java e modës në Paris, pasi të dyja modelet ishin pjesë e pothuajse të gjitha sfilatave të markave të famshme si Lanvin, Balenciaga, Off-White etj. Kendall Jenner ishte e vetmja që e la punën mënjanë për mos të munguar në ditën më të rëndësishme të mikes së saj.

gigi-and-bella-hadid-attend-the-americans-in-paris-event-during-paris-fashion-week-in-paris-france-280919_8.jpg