SHPËRNDAJE

(Rreth librit të autorit Jahja Lluka “Përmbledhje shkrimësh”,botuar këto ditë nga Akademia e Shkencës dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,në New York.)

Nga Flori Bruqi

Në vargun e shkrimeve publicistiko-historike tek ne, është vepra e publicistit shqiptar Jahja Lluka me titull “Përmbledhje shkrimesh”, që është botuar këto ditë nga “Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane”,dhe që është shtypur në Shtypshkronjen “Dukagjini”, në Pejë.

Autori Jahja Lluka ka bërë një përkjekje të vlefshme dhe shumë serioze, për t’i vënë përpara lexuesit shqiptar një vepër të përmbledur me studime të thelluara, të botuara në forma të veçanta studimore nga fusha e dijes historike.

Këtë autori Jahja Llluka e arriti me shumë studime dhe përplasje individuale, duke vënë në qarkullim një literaturë të zgjedhur me një kujdes dhe metodologji hulumtuese shkencore (studimore) që është e dendur për këtë qëllim.

Për ta vënë në shkallën e merituar shkrimet e tij përmbledhëse autori ka studiuar mirë në hulumtimet e tij arkivore në disa qendra vendore ,serbo- kroate ,osmane , veneciane,vieneze ,raguziane, etj, duke i krahasuar ato ngjarje sipas peshës historike për popullin shqiptar të këtyre trojeve.

Autori Jahja Lluka është shumë autoritativ në fushën e faktografisë historike të mardhënieve shqiptaro-osmane, shqiptaro-serbo-malazeze;ruso-otomane në këto anë, duke filluar nga mesjeta,veçmas për ato të Rilindjës kombëtare ,e deri në ditët tona.

Ai më mjeshtri ka zgjedhur studime analitike që trajtojnë këto probleme si dhe çështjën shqiptare në përgjethësi, veçmas ato të ndërgjegjies shqiptare-për fytyrat e ndritura të heroizmës kombëtare shqiptare ( nga Gjon Kastrioti,Gjergj Kastrioti-Skendërbeu,Andronika (Donika) Kastrioti,Pjetër Bogdani, Sylejman Vokshi , vëllëzërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni , Dedë Gjo Luli, Hasan Prishtinë , Rexhep Mitrovica, Nëna Tereze, Ramë Bllaca ,Elena Gjika ,Ibrahim Rugova, vëllëzërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla , Kadri Zeka,Shaban Jashari më të bijtë Hamzën dhe Adem Jasharin, Himë Haradinaj më të bijtë Shkelzenin,Luanin ,Ramushin dhe Dautin e shumë të tjerë )
Në librin e tij Jahja Lluka flet me gjuhën e fakteve për kolonizimin si dhe shpërnguljen e shqiptarëve, që ishte çdo herë një është plagë e dhimbshme e shqiptarëve .

Qëllimi i përhershëm i fqinjëve sllavë, ishte gjenocidi i vazhdueshëm serbosllavë për vrasjeve masive duke filluar nga Bosna dhe Hercegovinëa me shfarosjën e 8.000 boshnjakëve për një ditë nga forcat ushtrake serbe të gjeneralit famkeq Ratko Mlladiçit , apo vrasjet masive në teritorin e Kosovës në shekullin e kaluar.

Kryeprokurorja Karla Del Ponte (GJND , në një rapor që e dërgoi në Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkura,në nëntorin e vitit 1999 lidhur me gjetjet e varrezave masive, në 6 muajt e parë ishin evidentuar (zbuluar) hiq më pak se 195 varreza masive me 2018 kufoma.

Në vitin 2000 ishin regjistruar edhe 325 varreza massive me 1577 të vdekur.

Arsyeja e dytë për projektet shfarosës e të shqiptarëve është mungesa e hetimit të krimeve ligjore penale për vrasjet e më shumë se 10.600 civilëve,20 mijë femrave të dhunuara dhe mungesa e pranimit zyrtar nga ana e UNMIK-ut,EULEX-it, Republikës së Sërbisë ndaj familjeve në lidhje më atë që u ka ndodhur të dashurve të tyre shqiptar , nga janari i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999 në shumë vende të Kosovës.

Arsyeja e tretë dhe ndoshta më e rëndësishmja është që të shpresojmë që libri “Përmbledhje shkrimesh” shfrytëzohët si bazë e një përpjekjeje, për të ringjallur procesin e hetimit nga organet kompetente të Kosovës apo të ndonjë Gjykate speciale ngase UNMIK-u,Eulex-i i ” harrojë ” se i kishte inicuar hetimet e shumë masakrave në Kosovë(1998-1999).

Në mesin e këtij materjali të këtij libri , një vend meritor i është dhënë përiudhës kohore : 1981-1990 ; 1991-1997; 1998-1999; 2000-2019 të cilës i është bërë një trajtim i mirëfilltë .

Viti 1981 nga shumë studiues e analistë të asajë përiudhe e quajti vit i “Motit të madh të Kombit shqiptar” ,apo vit i “Pranverës së madhe studentore”.

Demonstratat që shpëthyen në pranverën e viti 1981,greva e minatorëve të Trepçës (1989); 2 koriku i vitit 1990 , 7 shtatori i vitit 1990, si dhe Lufta heroike e UÇK-së (1998-1999) e çorrën maskën serbe .Kjo ideologji demagogjike e tradhtare ishte e grumbulluar në Kosovë që nga viti 1945 e këndej.

Këto data historike që i theksuam ishin një kontestim i Jugosllavisë së atëhershme e cila Kosovën e mbante peng.

Këto ngjarje s’mund të trajtohën ndryshe pos si një shpërthim vullkanik llavës së paknaqësisë popullore të shqiptarëve,e akumulluar dekada me radhë.

Zërit të atdheut iu përgjigjën të gjithë shqiptarët që gjakojnë për liri e çlirim që nga Tivari deri në Prevezë , që nga Jeni Pazari e Prishtina , Presheva , Bujanoci, Kumanova, Shkupi e Mananastiri etj.

Shqiptarët nuk mund të rrinin në një bashkësi më të cilën nuk kishin asgjë të përbashkët :as gjuhën,as kombin,as traditat,as etnitetin.

Ata nuk mund të rrinin në kuadër të një bashkësie padronësh dhe të nënshtruarish, në një bashkësi që u serviret pozita e të shtypurve dhe e të shfrytëzuarve në trojet e veta stëgjyshore, në një bashkësi që përjetuan vetëm gjenocid , tmerr e shfarosje masive , në një bashkësi që nuk çmohohet e drejta njerëzore e kombëtare,siç ishte ish Jugosllavia e Titos dhe e Millosheviqit.

Prandaj si të gjitha kombet e qytetëruara,ata menduan për çlirimin e tyre me ndihmën e UÇK-së dhe NATO-së si dhe për bashkimin e shqiptarëve , si e drejtë e patjetërsueshme , në një trung të vetëm tokësor – në Shqipërinë e bashkuar.

Vepra madhore “Përmbledhje shkrimesh” është një kontribut i çmuar i zt.Jahja Lluka ,që ia dha hisoriografisë shqiptare e që po krijohët nga njerëzit e vet.

Është ky një libër për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e dhembshme por krenare të popullit shqiptar deri në ditët e sotme.

Është meritë e veçantë e autorit që problemet e shtjelluara në këtë vepër me peshë,janë të shpjeguara me një stil të rrjedhshëm që të mban të lidhur nga një pjesë në tjetrën.

Prishtinë, 1 tetor 2019.