SHPËRNDAJE

Pas një maratone publikimesh të filmave në programet garuese të festivalit PriFest, gjegjësisht programet e filmave të metrazhit të mesëm, filmave dokumentar, evropian dhe ballkanik, i erdhi radha edhe publikimit të programeve të tjera që do të keni mundësi t’i ndiqni gjatë PriFest këtë vit, në datat 13-20 korrik, në Prishtinë.

Winners Program – me filma fitues nga Kana, Berlini e festivale tjera prestigjioze – Fipresci Winners – me filma fitues të këti çmimi prestigjioz të kritikëve të filmit që tanimë qe dy vite ndahet edhe nga PriFest ekskluzivisht për Kosovë – Programi Let it Be (LGBT fokus), programi Fokus – që këtë vit ka në qendër kinemanë Turke – si dhe programi më i ri në festival, In Albanian, janë programet që ende nuk janë shpalosur, duke përfshirë këtu edhe Tribute to Paul Haggis, që do të sjell tre filma të këti regjisori dhe skenaristi të madh, i cili do ta vizitojë Kosovën gjatë festivalit.

Winners Program çdo vit ka sjellur filmat që janë treguar të suksesshëm në festivalet e mëdha, por këtë vit suksesi ka arritur kulmin, pasi PriFest ka siguruar 3 nga filmat fitues të Festivalit të Kanës, që u mbajt vetëm dy muaj më pare në maj.

“The Square”, filmi fitues i çmimit kryesor Palme d’Or në Cannes Film Festival 2017, do të jetë filmi që do ta mbyll festivalin PriFest sivjet. Bashkë me këtë film, në PriFest këtë vit do të shfaqen edhe filmat “A Ciambra”, fitues i çmimit Label Europa Cinema at Cannes Film Festival 2017, dhe “The nothing factory”, si dhe fituesi i çmimit Un Certain Regard në Cannes Film Festival 2016, “The Happiest day in the Life of Olli Maki”. Një film tjetër që ka korrur sukses në qarkun e festivaleve ndërkombëtare e që do të prezentohet në PriFest është “Shepherds and Butchers” për të cilin do të organizohet edhe një panel diskutimi pe panelist mysafirin special të festivalit Paul Haggis dhe të tjerë.

Filmat fitues të Fipresci award janë “The house of others” dhe “In between”, filma të dy regjisoreve gra.

Pastaj vjen programi me fokus LGBT, Let it Be Program, që tash e pesë vite sjell filma të fuqishëm që trajtojnë guximshëm këtë temë. Këtë vit ky program vjen me dy dokumentarë dhe tre filma artistik nga Shtetet e Bashkuara dhe Amerika Latine, të gjithe premiera rajonale apo evropiane.

Fokusi këtë vit është në kinematografinë Turke. Gjithsej janë katër filma, nga të cilët dy do të jenë edhe në garë të filmave Ballkanik.

I fundit në këtë grup është programi i ri In Albanian që sjell një numër filmash nga Kosova dhe Shqipëria të cilët do të shfaqen si projeksione speciale në festival. Disa prej tyre janë premiera e disa janë filma që nuk kanë pasur rast deri tani të shfaqen në PriFest, por janë shfaqur në Kosovë. Këta filma publiku do të ketë mundësi t’i sheh pa pagesë në Z-Mobile Open-Air Cinema, te Sheshi Zahir Pajaziti, çdo mbrëmje të festivalit.

Më poshtë shikoni edhe radhitjen për secilën kategori, duke e kompletuar programin e PriFest 2017 për këtë vit. Në dy ditët e ardhshme do të bëhen publike edhe orari i shfaqjes së filmave dhe vendet përkatëse të shfaqjes të secilit film, në mënyrë që ju të mund të planifikoni kohën tuaj për festival.

WINNERS PROGRAME

1. THE SQUARE, Suedi 2017, Premierë Regjionale
2. A CIAMBRA Itali 2017, Premierë Regjionale,
3. THE NOTHING FACTORY, Portugali 2017, Premierë Regjionale
4. THE HAPPIEST DAY IN THE LIFE OF OLLI MAKI, Finlandë 2017, Premierë Kosovare
5. SHEPHERDS AND BUTHCHERS, Afrika e Jugut 2016, Premierë Regjionale

FIPRESCI WINNERS / REGJISORE FEMRA:

1. HOUSE OF OTHERS, Gjeorgji 2016, Premierë Kosovare
2. IN BETWEEN, Izrael 2016, Premierë Kosovare

LET IT BE:
1. ESTEROS, Argjentinë, Premierë Regjionale
2. FORBIDDEN, SHBA, Premierë Europiane
3. HE HATED PIGEONS, Kanada, Premierë Europiane
4. POLITICAL ANIMALS, SHBA, Premierë Regjionale
5. WOMEN WHO KILL, SHBA, Premierë Kosovare
6. PLAY THE GAME, Britani e Madhe, Premierë Botërore

IN ALBANIAN:

1. TRE DRITARE DHE NJË VARJE, Isa Qosja, Kosovë / Gjermani 2015
2. BABAI, Visar Morina, Kosovë / Gjermani / Maqedoni / Francë 2015
3. KOSOVO CALLING, Eki Rrahmani, Kosovë 2017
4. 7 DITË, Erion Bubullima, Shqipëri 2016
5. DAJA, Ilir Harxhi, Shqipëri 2015
6. HIJE, Joti Ejlli, Shqipëri 2016
7. URDHËRAT, Manuel Nashi, Shqipëri 2017
8. BISEDË PËR JETËN, Agim Abdula, Maqedoni 2016
9. LULJA E EGËR, Fathia Bazi, Shqipëri 2015
10. TOKA, Arben Fejzullahu, Maqedoni 2016
11. SHOTA, Dojna Mema, Shqipëri 2017
12. DRUMS OF RESISTANCE, Matko Bulent, Kosovë 2016

TRIBUTE TO PAUL HAGGIS

1. CRASH, SHBA / Gjermani
2. IN THE VALLEY OF ELAH, SHBA
3. THE NEXT THREE DAYS, SHBA