SHPËRNDAJE

Pavijoni i Kosovës në marketin e festivalit Annecy vizitohet nga delegati gjeneral i CITIA për zhvillim ekonomik të marketit MIFA Mickaël Marin, dhe nga presidentja e Qendrës Nacionale Kinematografike të Francës Frédérique Bredin.

Kjo vizitë vjen për arsye se animacioni Kosovar prezantohet për herë të parë në nivelin ndërkombëtar në njërin nga marketet më të mëdha botërore të animacionit.

Delegati Marin dhe Bredin e përgëzuan pavijonin e Kosovës për pjesëmarrje në këtë ngjarje kulturore dhe i uruan sukses të mëtutjeshëm Kosovës në promovimin ndërkombëtar.

Delegatët e shteteve në marketin MIFA këtë vit do ta kalojnë numrin 3000, dhe Kosova është vendi i vetëm nga Ballkani dhe rajoni që përfaqësohet si shtet.

Krahas Kosovës, pjesë e këtij marketi janë studiot dhe rrjetet e mëdha më të mëdha të animacionit si Nickelodeon, Cartoon Network, dhe Illumination.

Përfaqësimi i Kosovës në Annecy International Festival u mundësua nga Anibar, Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.