SHPËRNDAJE

Nga sezoni i parë i “The Voice Kids of Albania”, këngëtarja e re por aq e madhe dhe profesioniste, Vivian Biagioni, do të mbetet gjatë në mendjen e publikut. Shumë këngëtarë mundohen fort për të rënë në sy dhe për të kapur vëmendjen e publikut, por nuk është aq e thjeshte sa duket. Nuk mjafton vetem talent, thjeshtësia dhe stil – elemente të cilat Vivian i ka demonstruar më së miri në skenën e “The Voice”. Por Vivian ka dhe vullnetin dhe punon fort e asgje nuk e mposht . Pas performancës, juria e “The Voice” ka përkrahur dhe vleresuar fuqishëm Vivian, falë performancës së saj. Ishte Eneda Tarifa e cila nisi e para fjalën e saj, duke vlerësuar notat e larta të Vivian, së bashku me energjinë dhe adrenalinën që ajo i dhuroi skenës, gjithashtu duke dalluar dhe vështirësinë që kënga e interpretuar përmbante. Fjalët e saj i përforcoi më tej edhe Miriam Cani, e konsideroi Vivian një ekzekutuese të shkëlqyer të këngës në çdo notë të saj. Gjykimi u mbyll nga vetë trajneret e Vivian, Aleksandër dhe Renis Gjoka, të cilët e superuan Vivian si një vajzë korrekte dhe e disiplinuar në punë që nga kontakti i tyre i parë, duke vazhduar përgjatë provave e deri në paraqitjet skenike. Vlerësimeve nuk u shpëtoi si kurdoherë vokali i Vivian, mbështetur nga një rezistencë e fortë për një këngë aq të “lodhshme” si “Confident”. “Confident” është kënga solo të cilën Vivian e këndoi në netët “live”, nga këngëtarja Demi Lovato, të cilën Vivian arriti ta manovronte më së miri fale shtrirjes vokale qe ajo ka. Një Ariel e vërtetë, jo e detit, por e skenës! Performanca e rradhës, ajo e “Total Eclipse of the Heart”, e gjen Vivian me një shpirt pak më garues. Në përmasat e një vokalisteje “powerhouse”, ajo arrin të zotërojë skenën e vetme, edhe pse e shoqëruar nga një konkurrente tjetër. E bukura dhe bisha në një të vetme, e bukura tek dueti dhe bisha tek “Confident” tregoi se vokalisht ajo është pamposhtur. Vivian nuk arrin të kualifikohet për në fazën finale, por ajo largohet nga gara me dinjitet , buzëqeshje dhe respekton vendimin e jurisë. Nje zë i tillë premton dhe nuk zhgënjen! Çfarë do presim nga Vivian tani…? Kjo mbetet për t’u parë! Një vokal i tillë duhet pasur parasysh dhe “vëzhguar”, për arsyen se është si një minë me sahat: shpërthen dhe krijon zhurmë atëherë kur nuk e pret! E në rastin e Vivian, “zhurma” është një melodi e bukur për veshët…