SHPËRNDAJE

I dashuri sekret i Rihannas është biznesmeni më i pasur i quajtur Hassan Jameel i cili llogaritet si një prej shokëve më të mirë të supermodeles Naomi Campbell.

Mediat angleze raportojnë se lidhja mes Hassan, familja saudite e të cilit posedon të drejtat e përfaqësisë së markës së makinave Toyota dhe këngëtares nga ishujt Barbados është e vërtetë.

Çifti janë parë publikisht për herë të parë dje në një pishinë duke u puthur plotë pasion në Spanjë. Një burim ka bërë të ditur se Riri u ka thënë shoqeve të saj se është e marrosur nga dashuria për biznesmenin saudit.

Projekti i fundit nga Rihana ishte mjaftë i sukseshëm./GazetaDirekt.com