SHPËRNDAJE

Kur kanë mbetur tre javë e pak nga dita e dasmës, sot në media u fol mbi shtëpinë e re të Bleros dhe Afronës.

Mbi 300.000 euro u raportua të jetë shpenzimi për strehën e re të çiftit që martohen me 21 Shtator.

Por ku do të jetojnë Blero e Afrona bashkë pas një lidhje pesë vjeçare në distancë?

Prive.al ka arritur të mësojë se çifti kanë blerë një apartament në kompleksin luksoz Diamond Residencë në periferi të Prishtinës.

Me lokacion në Hajvali, në një pikë balancuese mes qytetit dhe periferisë, Diamond Residence ofron hapësira luksoze të banimit, Wellness Qendrën Private me pishinë të mbyllur, ambiente relaksuese-sportive me fushat e tenisit dhe hapësira me gjelbërim si dhe këndin e lojrave për fëmijë.

Ky kompleks tashmë vetëm se është përzgjedhur nga plot emra të njohur si adresë për të jetuar dhe duke parë kushtet që ofron, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Më poshtë disa fotografi.