SHPËRNDAJE

Labinot Tahiri ka marrë iniciativë për ndërtimin e një spitali të ri.

Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativën e radhës për të ndërtuar një spital të Leukemisë, ku thotë se me ndihmën e të gjithëve mund të fillohet nisja e spitalit brenda një viti, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se i duhet përkrahja e popullit dhe është i sigurt se do ta bëjë të mundur këtë projekt.

“Mirëmengjesi!
Këto ditë mendoj vetëm për familjet që humbën femijet dhe më të dashurit e tyre nga Leukemia!
Ne mund të realizojmë ndertimin e nje spitali të ri!
Lexoni në foto dhe kush do që mendon se e realizon, unë tërhiqëm, por mbeshtetjen financiare 5000-deri në 10.000 do ti dhuroj vetëm për të motivuar të gjithë përshkak se , u duhet femijeve dhe familjeve tona në të ardhmën një SPITAL I TILLĒ, e jo me i dergua parat jashte vendit.
Spitali për LEUKEMI!
Labi Kosovë e Shqipërisë!”, shkroi Labinot Tahiri në llogarinë e Facebook.

Labi gjithashtu tha se kushdo që mer iniciativë për ta ndërtuar spitalin, ai do të tërhiqet nga ideja, por megjithatë do dhurojë 5.000 deri 10 mijë euro vetëm për të motivuar familjet që do kenë nevojë për një spital të tillë.