SHPËRNDAJE

Pasi ishte e pranishme në kapitujt e mëparshëm, këngëtarja, që tashmë është futur edhe në botën e kinematografisë, nuk do të jetë pjesë e sezonit të shtatë.

Sipas ‘Entertainment Weekly”, xhirimet e filmit, me regji të Ryan Murphy, që ende nuk e ka një titull, janë në vazhdim e sipër. Por, sipas revistës, Gaga nuk bën pjesë në to. Ajo ka pasur rol në dy të mëparshmet, “Hotel” dhe “Roanoke”.

Dihet vetëm që sezoni i ri, ende pa titull, do të përqendrohet në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në kast janë të konfirmuar aktorët Sarah Paulson dhe Evan Peters./GazetaDirekt.com