SHPËRNDAJE

Turqia, vazhdon të mbetet njëri nga vendet më të pëlqyera nga kosovarët.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka vendosur që së fundmi t’i japë vetes disa ditë pushimi.

Ajo ka zgjedhur Stambollin e Turqisë për të kaluar këtë periudhë të vitit, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga çastet e këndshme që po kalon atje.

 

Kafeja e shijuar pranë bregdetit turk dhe Urës së Bosforit, duket se janë zgjedhja ideale për këngëtaren bukuroshe, e cila është larguar pak nga rutina e përditshmërisë në Kosovë. Në anën tjetër, Leonora ka kohë që nuk iu ka sjell fansave të saj ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo ishte për fundvit pjesë e programeve të ndryshme festive, teksa ka munguar pak nga sjellja e projekteve muzikore me klipe.

Diktuar nga situata pandemike, edhe këngëtarja Jakupi ashtu si shumë kolegë të saj po vazhdon të mos mbajë koncerte, shkaku i masave preventive.