SHPËRNDAJE

Prej disa muajsh Flori është larguar nga rrjetet sociale dhe ka ndërprerë të gjitha koncertet ku ende nuk dihet se çfarë po ndodh me të dhe cili është shkaku i kësaj gjëje.

Por aludimet për një lidhje se mes tij dhe Fifit nuk kanë marrë fund akoma sepse dyshohet se ata janë akoma së bashku.

Së fundmi, Fifi i është përgjigjur pyetjeve që i kanë bërë fansat e saj në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory dhe njëri prej fansave e ka pyetur:

“Flori për ty është?”- ka shkruar fansi.

Por, këngëtarja nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje e cila ka shkruajtur:

“Ah me e dit ti…”- ka shkruar Fifi duke na futur akoma dhe më shumë në mendime.

Më pas një fans tjetër i ka shkruajtur:

“Kujt i beson më shumë në këtë botë me sy mbyllur dhe nuk ke frikë se të tradhëton jashtë familjes?”- ka shkruar një tjetetër fans.

Por Fifi na ka lënë pa fjalë me përgjigjen e saj:

“Është vetëm një njeri, po s’po ua them emrin se bëhet e madhe”- ka thënë ajo duke lënë të kuptohet se i beson vetëm Florit.