SHPËRNDAJE

Instagrami është kthyer në biznes më vete, dhe të gjithë yjet me ndikim apo me më shumë ndjekës po fitojnë shuma marramendëse.

Përpos fitimeve të tyre prej famës që kanë dhe asaj që bëjnë, një tjetër mjet fitimprurës kanë edhe Instagramin.

“Mbretëresha” e Instagram-it vazhdon të mbetet Selena Gomez me plot 123 milion ndjekës dhe për një postim fiton 425 mijë paund britanikë.

Në vendin e dytë rënditet bukuroshja amerikane Kim Kardashian me 100 milion ndjekës dhe shifrat që fiton për një postim janë plot 387 mijë paundë britanikë. Top 3 mbyllet nga fituesi i Topit të Artë, sulmuesi portugez, i cili numëron rreth 106 milion ndjekës dhe fiton 310mijë paund britanik për një postim, po aq sa motrat e Kim, Kylie Jenner./GazetaDirekt.com