SHPËRNDAJE

Ka thuajse 6 vjet që ka qenë larguar nga muzika, dhe besojmë se të gjithë janë kureshtarë për të. Por artisti shumë unik në llojin e tij Gjon Karrica apo siç të gjithë e njohin me pseudonimin artistik Lugati është gati për tu rikthyer më i fortë se kurrë. Ne mësojmë se ai për pak ditë do të vijë me një super projekt me titull ” Whisky” një ide histori dashurie, me tekst që e kishte para 20 viteve. Ne e kemi dëgjuar një fragmet të këngës e na besoni se do të na befasojë, ndërsa këtë rikthim ai e bën falë të gjithë atyre që donin që ai të rikthehet në muzikë i veçantë siç din vetëm ai. Rikthimin e tij Lugati e ka paralajmëruar edhe ne rrjetin e tij social.